‘Shpresa nuk vdes kurrë’

Dita e katërt e grumbullimit të Kombëtares shqiptare kulmoi me sfidën miqësore ndaj akademisë së 19-vjeçarëve të drejtuar nga Altin Lala. Gianni De Biasi e ka nisur ditën me një seancë shkrydhëse paradite, teksa vëmendja ka qënë tek mbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili kreu analizat e detajuara për të mësuar gradën e dëmtimit te tij.

Mungesa e 29-vjeçarit u konfirmua edhe në miqësoren e zhvilluar, ku de Biasi aktivizoi të gjithë futbollistët në diapozicion me përjashtim të mbrojtësit të Kolnit.

Por Mavraj nuk i humb kurrë shpresat. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, mbrojtësi i Kombëtares shkruan se “shpresa nuk vdes kurrë”.

“Kur thojn njerzit Shpresa vdes e fundit ne i pergjigjem ‘Shpresa Nuk vdes kurr'”, shkruan Mavraj në profilin e tij në Facebook duke cituar Hoxhë Ahmed Kalaja, transmeton Portali Albeu.

Shqipëri-Armeni luhet ditën e dielë ora 18.00 në “Elbasan Arena”. /