Shpetim dhe Bashkim Bajoku do të garojnë në turneun e dytë dhe të fundit kualifikues botëror për Lojërat Olimpike

Shpetim dhe Bashkim Bajoku do të garojnë në turneun e dytë dhe të fundit kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024, që prej 24 maj deri më 2 qershor 2024, mbahet në Bangkok të Tajlandës.

Vëllezërit Bajoku janë boksierët e vetëm që përfaqësojnë Kosovën, me synimin për të fituar normën olimpike.

Për ta arritur këtë, të dy kanë konkurrencë tejet të vështirë. Në kategorinë (63.5 kg) e Shpetimit janë 65 garues, ndërsa pesë të parët fitojnë normën, ndërsa tek Bashkimi (-57 kg) janë 63 sish, ku vetëm tre të parët fitojnë biletën për Paris.

Sot është hedhur edhe shorti. Shpetimi që garon të dielën përballet në rrethin e parë me Joseph Commey të Ganës, ndërsa Bashkimi që garon nesër me Jerusson Garduward të Liberisë.

Hansi Flick gjithmonë e më afër këtij klubi

Garnacho fiton çmimin e golit të vitit në Premier League