Shpërthim tritoli në shtëpinë e Armando Dukës

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armando Duka në Durrës.

Siç bëhet e ditur, lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës private të Dukës, në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të derës.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, në banesë ka qenë vetë bashkëshortja e Dukës.

Vetë kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë drejt Durrësit, njofton Euronewsal.

Ulpiana vazhdon e përforcime, prezantohet mbrojtësi shkoadran

Dalin pamjet nga shtëpia e Armand Dukës, pas eksplodimit të tritolit