Skuadra e Fenerbahces arriti të fitojë derbin në minutat e fundit me rezultatin 1:2, shkruanGazetaBlic Sport.
Protagonist në këtë duel ishte edhe futbollisti i njohur, Mesut Ozil, i cili realizoi golin e parë të ekipit mysafir në këtë ballafaqim.
Megjithatë, Ozil u kujdes që të lëshonte edhe një ‘mesazh’ për tifozët rival të Galatasaray.
Gjatë ballafaqimit, mesfushori 33 vjeçar iu drejtua tifozëve të Galatasaray duke prekur stemën e Fenerbahces, gjë e cila irritoi tej mase publikun, të cilët filluan të hudhin gjësende ndaj lojtarit.
Mesut Ozil winding up Galatasaray fans last night.
He scored and led Fenerbahce to a win against their biggest rival in the Istanbul derby too 🔥 pic.twitter.com/KWkEZviXZH
— Photos of Football (@photosofootball) November 22, 2021