‘Shpërthen’ Xhoxhaj, i’u bë padrejtësi

Boksieri nga Kosova, Armend Xhoxhaj, ka mbetur i befasuar me vendimin e gjyqtarëve, të cilët ia dhanë fitoren ukrainasit Oleksandr Khyzhniak, edhe pse boksieri kosovar ishte më i mirë në rundin e tretë dhe vendimtar, pasi dy rundet e para kishin përfunduar baras.

Boksieri më i mirë në vend, e ka bërë një postim në ‘Facebook’, ku ka folur për meçin e sotëm, por edhe për synimet që ka në karrierë.

“Dashamir te Boksit anembane ju faleminderoj per perkrahje ne meqin vendimtar per medalje dhe hyra me vetbesim te plote dhe psiqikisht i pergaditur dhash gjithqka nga vetja, dhe ne rundin e trete Vendimtare mendova qe dhash maksimumin ,dhe ne fund prita te me ngritet dora si ngadhnjyes por referet menduan ndryshe dhe e shpallen fitues Boksierin nga Ukrain. Ky meq me humbje te padrejte me jep kurajo edhe me shume per meqet ne garat Evropiane dhe Boterore dhe ju premtoj medalje”, ka shkruar Xhoxhaj.