‘Shpërthen’ te Zurich, pas Kryeziut, infektohen edhe…

Te Zurich aktivizohen disa futbollistë shqiptarë si Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu (të tre pjesë e Kosovës), Toni Domgjoni, Lavdim Zumberi dhe Shpëtim Sulejmani.

Skuadra zviceranë është goditur rëndë nga koronavirusi.

Mirlind Kryeziu ishte lojtari i parë që rezultoi pozitiv me COVID-19 ditën e premte, teksa janë regjistruar raste të reja.

Gjashtë janë futbollistë, teksa edhe presidenti i klubit Ancillo Canepa është infektuar nga virusi i frikshëm.

Një situatë e tillë rrezikon vijimin e Super Ligës helvete, teksa nëntë të prekurit me koronavirus të Zurich kanë nisur karantinën.