“Shpërthen” Lushtaku: Referimi ishte i njëanshëm, edhe po të shënonim pesë gola, nuk do dilnim fitues ndaj Prishtinës

Ka përfunduar xhiro e 12-të e Superligës me dy ndeshjet e zhvilluara sot.

Drenica ka pësuar humbje në kryeqytet nga Prishtina, me rezultat minimal, 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes për ‘Art Sport’ foli trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku i cili tha se referimi i sotëm ishte skandaloz pasi sipas tij gjyqtarët ishin të njëanshëm

“Nëse flasim për lojën atëherë unë mendoj se nuk mund të dilnim sot fitues edhe po të shënonim 5 gola, nuk dua të merrem me referët por sot referimi ishte i njëanshëm tendecioz i cili ndikoi në rezultat, gjatë tërë ndeshjes ka qenë i tillë, një pakujdesi në mbrojtje na kushtoi shumë por kryesisht nuk e lejuam Prishtinën të krijoj shumë raste.

“Sot menduam ta rrezikojmë Prishtinën me kundërsulme, por Prishtina fitonte topa me anë te referit i cili referonte çdo kontakt si faull, por Prishtinës nuk i duhet një fitore të tillë por unë prap se prap i uroj fitoren Prishtinës”, deklaroi Lushtaku.

/Gazeta Olle/

Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Parë, këto janë rezultatet

Isufi: Patëm rënie në lojë, nuk kishim qetësi para portës