Shpërthen Lushtaku pas eliminimit nga Prishtina ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu: Një Gramoz Shala tjetër doli sot, për çka të akordohen tetë minuta shtesë?

Drenica ka qenë shumë pranë fitores, por në minutën e 92-të Besnik Krasniqi barazoi nga penalltia rezultatin ndaj Prishtinës.

Prishtinasit në kohën shtesë fituan dhe arritën të kalonin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, derisa kuqezinjtë u eliminuan.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por edhe në këtë gjyqtarët janë ata që janë kritikuar më së shumti.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka thënë se gjyqtari ndikoi direkt në rezultat.

Sipas trajnerit të njohur kosovar, Mervan Bejtullahu luajti rolin e Gramoz Shalës i cili sipas Lushtakut i kishte dëmtuar në kampionat

“Kemi qenë shumë ma të mirë dhe ma të rrezikshëm se Prishtina, por faktorë tjerë po ndikojnë”.

“Mundi dhe djersa e futbollistëve po humbët nga këta gjyqtarë. E kemi parë në kampionat Gramoz Shalën që na dëmtoi ndaj Prishtinës, derisa sot një Gramoz tjetër doli”, tha Lushtaku.

“Nuk e di deri kur kështu, me këtë referim. Akterët kryesorë të ndeshjes kanë qenë gjyqtarët. Kemi krijuar shumë raste, kemi dominuar, por në fund u dëmtuam shumë”, vazhdoi tutje Lushtaku.

Lushtaku ka thënë se tetë minuta shtesë ka pa vetëm në Premier League dhe nuk kishte arsyeje të vazhdohej kaq shumë ndeshja.

“Tetë minuta vazhdime vetëm në Premier League kam pa, në Kosovë jo. U dhanë tetë minuta shtesë, pastaj ajo penallti.Nuk ka pasur ndërprerje të ndeshjes që të jepen aq minuta. Ka pasur shumë gabime sa i përket pjesës së referimit. Sinqerisht po them, faktorët kryesorë për eliminimin tonë ka qenë gjyqtarët”.

“I përgëzojë futbollistët e mi për angazhimin dhe luftën që bën, pasi ne jemi fitues moral, e le të mbetet në ndërgjegjen e gjyqtarëve kjo humbje e jona”, tha Lushtaku.

/Gazeta Olle/

E FUNDIT/ Për shkak të parregullsive në protokol, pritet që skuadra e KEK-ut të kalojë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Rashani fantastik, shënon tjetër gol në Ligue 1 (Video)