Shpërthen Krasniqi: Mjerim që Prishtina lufton për mbijetesë në 100-vjetorin e themelimit, e ndërroj kanalin kur i shoh në TV!

Ishin kampion në fuqi dhe viti 2022 shënonte 100-vjetorin e themelimit të klubit, andaj Prishtina e nisi këtë edicion me ambicie të larta për të mbrojtur titullin kampion.

Pas 34 xhirove, bardhekaltërit nuk e kanë siguruar ende ekzistencën në elitën e futbollit kosovar, duke shënuar një prej edicioneve më të dobëta në histori të klubit, shkruan Gazeta Olle.

Ish-trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, theksoi se gjendja në klubin bardhekaltër është e mjerueshme dhe vajton për një gjë të tillë.

“Është mjerim që në 100 vjetorin e themelimit Prishtina nodhet në këtë pozitë. Unë me miq të gjeneratës sime vajtojmë sepse është klubi ynë, i fëmijërisë sonë”, deklaroi Krasniqi në emisionin “2me1”.

“Pavarëisht çfarë probleme kanë në kryesinë e klubit, klubi nuk e Meriton të jetë në këtë gjendje. Prishtina është mbi ta”.

“Ky është mjerim. I kam pa dy ndeshje në stadium dhe 3 apo 4 herë në televizior, por e kam ndërruar kanalin nga mllefi”, shtoi mes tjerash ai.

Me 48 pikë në 34 ndeshje, ku ka 13 fitore, 9 barazime e 12 humbje, Prishtina do ta kërkojë mbijetesën pa barazh në dy xhirot e fundit, ku takohet me Dritën dhe Llapin.

/Gazeta Olle/ 

Pritet spektakël, zbulohet këngëtarja që do hapë finalen e Champions League

LAJMI I FUNDIT: Bad News Eagles do të luajnë me ekipin rus, ForZe në ndeshjen e dytë në kompeticionin më të fortë në botë