Adnan Januzaj e mbylli një sezon aspak të mirë me Manchester Unitedin. Talentit kosovar nuk iu dha shumë rasti. Por, 20-vjeçari nuk dëshiron të vë presion në klubin.
“Natyrisht që dua të luaj”, thotë Januzaj për gazetën belge ‘Het Laatste Nieuës’, përcjell GazetaOlle.com. “Ky ka qenë një sezon i vështirë, por njerëzit po harrojnë se unë jam vetëm 20-vjeçar. Nganjëherë duhet të keni durim”, shtoi ai.
Nën drejtimin e Louis Van Gaalit, Januzajt iu dha rasti vetëm tetë herë, derisa nuk e gjeti asnjëherë rrugën e rrjetës.
Ai një sezon më herët kishte shkëlqyer nën drejtimin e David Moyesit.
Tani shumë klube e kërkojnë anësorin me nënshtetësi të Belgjikës, përfshirë këtue dhe Evertonin dhe PSV-në.
Manchester United ende nuk e ka bërë të qartë nëse do ta huazojë Adnanin për sezonin e ardhshëm. “E kam bërë më të mirën në stërvitje, gjithashtu edhe jashtë saj. Po punojë shumë në ‘fitnes’, për t’u bërë më i fortë”, theksoi Januzaj. (Gazeta Olle)