Shpërthen festa në Suharekë, Ballkani mposht Dritën në Gjilan

Festa ka shpërthyer në Suharekë pasi Ballkani mposhti Dritën në derbin e javës për U21 në Bon Voyage Superliga.

Therandasit arritën një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke triumfuar me rezultat 1-2, shkruan Gazeta OLLE.

Golat për Ballkanin u shënuan nga Krenar Dulaj dhe Fidan Gashi, të cilët siguruan tre pikë të vlefshme për skuadrën e tyre.

Me këtë fitore, Ballkani është vendosur në krye të tabelës dhe ka siguruar këtë pozitë me të gjitha fitoret e deritanishme.

Ndeshja tregoi rivalitetin e fortë mes këtyre dy skuadrave, të cilat pritet të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit.

Playoffs do të jetë faza vendimtare që do përcaktojë fituesin e titullit në fund të sezonit.

Për herë të parë takohen në mes vete Suhareka dhe Feronikeli ‘74

Shqiptohen denimet në ndeshjen Deçani – Prizreni, këto janë vendimet