‘Shpërthen’ Clichy

Gael Clichy u frustruar me largimin e tij kundër Barcelonës, por beson se pritja e Joe Hart e ka mbajtur gjallë një shpresë të Cityt për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Francezi ishte përjashtu 16 minuta para fundit, për një ndërhyrje në Dani Alves ndërsa në pjesën e aprë ishte ndëshkuar pas një ndërhyrje ndaj kroatit Ivan Rakitic.

“Unë mendoj se në qoftë se ju luajni duke e mbajtur topin në zonën e tyre, atëherë mund edhe të ndëshkohesh”,  tha Clichy për Sky Sports.

“Kam bërë vetëm dy faule gjatë lojës. Unë madje nuk I quaj si faula të rëndë . Pas kartonit të parë, në qoftë se kam bërë edhe katër ose pesë faule tjerëatherë referi duke thënë: “Në rregull, kjo është e gjashta, dhe duhet ta largoj, por kjo ai ishte vetëm fauli i dytë i imi”, pohoi Clichy, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Ata kanë bërë disa faula, ndoshta edhe më të rëndë së ata të mijtë dhe nuk kanë marrë ndëshkim”.

Ai pritjen e Hart nga penalltia e goditur prej Messit, e quajti si masive, ndërsa tha që do të shkojnë në Barcelonë për t’i luajtur shanset e tyre.