Shpërthen ‘bomba’! Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi, ky është destinacioni

Eliminimi nga Liga e Kampionëve pritet të shkakojë shumë probleme tek Juventusi.

Pas shkarkimit të trajnerit Sarri dhe paralajmërimeve për largime të disa futbollistëve, mediat italiane kanë shkruar edhe për një largim të madh nga Zonja e Vjetër.

Sipas Foot Mercato, ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Torino. Një ndër arsyejet kryesore ishte dështimi në ndeshjen ndaj Lyonit, transmeton Gazeta Olle.

Cristiano Ronaldo

Sipas kësaj gazete, Ronaldo po synon transferimin në elitën e futbollit francez tek klubi kryeqytetas, Paris St Germain.

Atje, Ronaldo do të gjente dy superyjet Mbappe dhe Neymar, me të cilët do të formonte treshen më të rrezikshme të sulmit në Evropë. /Gazeta Olle/