FC Struga ka ‘goditur’ në merkaton verore, duke nënshkruar me sulmuesin e njohur, Besart Ibraimi.
Shumë skuadra u interesuan për ‘bomberin’ shqiptar, por në fund ishte Struga që siguroi shërbimet e tij, shkruan Gazeta Olle.
Goleadori më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin maqedonas së fundmi ishte pjesë e skuadrës Ksanti në Greqi, ndërsa më herët kishte luajtur edhe në shumë skuadra të njohura.
Struga e ka prezantuar Ibraimin përmes një videoje të veçantë. /Gazeta Olle/