‘Shpërthen Bojku’: Budallaki të ndalet Olayinka

Sulmuesi i SkënderbeutKorçës, Peter Olayinka po kërkohet nga skuadra mitrovicase Trepça ’89. Ky futbollist është i dënuar në Shqipëri për rreth katër muaj pasi që në të njëjtën kohë ka nënshkruar për dy klube.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, ka thënë për gazetën se ky futbollist nuk mund të luaj në Kosovë. “Nëse është i dënuar në Shqipëri, dënimi i bartet edhe këtu. Pra, nuk ka të drejt loje në Kosovë”, sqaroi Fazli Berisha.

Ndërkohë, zyrtari i lartë i Trepçës ’89, Ilir Bokju ka ‘shpërthyer’ të enjten. “Është budallaki të mos lejohet ky lojtar që të luaj në Kosovë. Ka shumë raste të tilla në botë që dënohen në një ligë dhe lejohen të luajnë në një ligë tjetër. Vetëm në raste kur i dënon FIFA, nuk mund të luajnë, ose për doping. Futbolli i Kosovës nuk është i pranuar ndërkombëtarisht. Nuk po i kuptoj këto ligje”, deklaroi Ilir Bojku për Gazetën ‘Olle’.