Shpërthen Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka thënë tifozëve të skuadrës së tij se nëse duan të argëtohen më shumë “mund të shkojnë në cirk”.

Bianconerët luajtën “në të sigurt” në ndeshjen e parë të çerekfinales ndaj Monacos në Torino, duke fituar me rezultat 1-0.

“Po, rezultati ishte i mirë, nuk ka dyshim për këtë gjë”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Ishte shumë e rëndësishme që të mos pranojmë gol në shtëpi. Megjithatë, le të mos themi akoma që jemi në gjysmëfinale”.

“Ishte një ndeshje e mërzitshme? Nëse dëshironi që të argëtoheni, duhet të shkoni në cirk. Unë jam i interesuar vetëm që të shkoj në gjysmëfinale”.

“Ne jemi të kënaqur me performancën. Kushdo që mendoi se do të jetë një çerekfinale e lehtë, e kishte gabim”, tha Allegri.