Shpenzimet më të mëdha në 10 vitet e fundit, United bindshëm në vendin e parë

Një nga burimet më të mëdha të statistikave në futboll, Cies, ka publikuar një shkrim me skuadrat që kanë shpenzuar më shumë në merkato gjatë 10 sezoneve të fundit. Në statistika bëjnë pjesë investimet e klubeve për blerje, por duke i hequr kësaj shume, shifrën e përfituar nga shitjet e lojtarëve.

Kështu, mbreti i merkatos për shpenzime është Manchester United e cila ka shpenzuar 1 miliard e 75 milionë euro. Edhe vendi i dytë vjen nga i njëjti qytet. Manchester City ka shpenzuar 984 milionë euro, i ndjekur nga PSG me 941 milionë euro shpenzime në merkato.

Vendin e parë nga klubet spanjolle, por të katërtin në botë e mban Barcelona e cila ka shpenzuar 650 milionë euro, e ndjekur nga Arsenali me 583 milionë euro, shkruan Oversport.

Juventusi është “mbreti” i shpenzimeve në Serie A, pasi ka investuar 561 milionë euro renditet në vendin e gjashtë në botë. Një tjetër klub italian pas Juventusit, dhe bëhet fjalë për Milanin që ka investuar 432 milionë euro.

Vetëm vendi i 11-të për kampionët e Serie A, Interin që edhe pse ka shpenzuar mbi 1 miliardë euro, ka arkëtuar nga shitjet 673 milionë euro duke e mbyllur bilancin me 385 milionë euro.

 

Gjest fantastik nga Gjilani, i uron shërim të shpejtë Millakut që u lëndua në përballje me ta

Vëllaznimi rikthehet në Kosovë pas përgatitjeve në Durrës, gjakovarët të gatshëm për stinorin pranveror