Shpend Ahmeti priti FC Prishtinën (FOTO)

FC Prishtina Futsal është pritur nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetarin, Dardan Sejdiu
“Bashkë me lojtarët dhe stafin teknik, FC Prishtina Futsal, falënderoj Komunën e Prishtinës për përkrahjen e vazhdueshëm që klubi ynë ka. Po ashtu, Kryetari i Komunës përgëzoj klubin për sukseset e arritura dhe shprehu gatishmërinë se përkrahja do të rritet për klubin e kryeqytetit në Futsal”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Fanella e re e klubit me dizajn unik, ishte një befasi e mirë për krerët e Komunës, duke e vlerësuar lartë dhe duke shprehur se fanella e klubit tonë është fanella më e mira e cila e prezanton shumë bukur kryeqytetin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës.
sejdiu2