Kanada fitoi pa vështirësi në shtëpi ndaj Panamasë me rezultat të thellë 4-1.
Njëri nga golat që fitoi gjithë vëmendjen padyshim se ishte i treti në ndeshje apo i dyti për Kanadanë.
Bëhet fjalë për golin e minutës së 66-të të shënuar nga ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies.
Davies tregoi aftësi të jashtëzakonshme duke vrapuar çmendurisht para se të fitojë një top dhe më pas të gjej golin.
Shpejtësia e tij dhe goli i shënuar për epërsinë 2-1 kanë pushtuar rrjetet sociale.
Alphonso Davies is unreal ?
(via @CBSSportsGolazo) pic.twitter.com/bkh7LefIYm
— B/R Football (@brfootball) October 14, 2021