Shpati Zekaj kalon në çerekfinale të European Open

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj po vazhdon me paraqitje të mira në European Open në Zagreb të Kroacisë.

Ai e ka kaluar me sukses edhe raundin e dytë në kategorinë deri në 100 kilogramë, shkruan Gazeta Olle.

Zekaj mposhti me IPPON xhudistin zviceran, Daniel Eich ndërsa ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Në çerekfinale, Zekaj do të ketë punë me xhudistin nga Hungaria, Zsombor Veg.

Xhudisti tjetër, Arbër Kullashi u eliminua në raundin e dytë në kategorinë deri në 81 kilogramë.

/Gazeta Olle/