Shpat Tabaku rikthehet te Vëllaznimi

Mbrojtësi i djathtë, Shpat Tabaku, është rikthyer përsëri te Vëllaznimi, pas një aventure 6-mujore që e kaloi te skuadra e Hajvalisë.

“Jam kthyer përsëri në klubin e Vëllaznimit. Shpresoj që do ta kthejmë skuadrën aty ku e ka vendin, ani pse janë larguar shumë futbollistë”, deklaroi Tabaku për GazetaOlle.com.

Paraprakisht, Vëllaznimi e ka transferuar Arianit Kuqin nga Ballkani dhe Leotrim Gashin nga 2 Korriku.