Shotani: Trepça ’89 me plot meritë fitoi ndeshjen

Drenica u mposht me rezultat të thellë 2-5 nga Trepça ’89, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligë. 

Asgjë nuk funsionoi sot në lojën e kuqezinjve, edhe pse dy herë tentuan të rikthehen në lojë, madje edhe barazuan rezultatin në 2-2, por pastaj pësuan edhe tri herë të tjera, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Drenicës, Bekim Shotani tha se nuk ndihet në presion dhe theksoi se me shtabin e tij teknik do të punojnë për të ardhur deri te rezultatet.

“Nuk është presioni në pyetje, por përgjegjësia, pasi trajneri mbështetet në rezultate. Unë së bashku me shtabin teknik do të punojmë për të ardhur deri te rezultatet, pasi për këtë kam ardhur këtu. Nuk kemi presion, asnjëherë nuk kemi pasur presion, por duhet të jemi të vetëdijshëm që si trajner të nxjerrim më të mirën, pasi për atë edhe paguhemi”, ka thënë Shotani.

Ai pranon se Trepça ’89 ishte bindshëm skuadër më e mirë se Drenica.

“Prej fillimi të ndeshjes nuk kemi qenë të disiplinuar dhe ky ka qenë ndëshkimi kryesor. Ne bëmë gabim të madh në vijën e fundit dhe kemi bërë që prej fillimit gabime në aspektin tekniko-taktik dhe nuk kemi qenë aspak si ndeshjet e kaluara. Trepça ’89 me plot meritë fitoi ndeshjen. Kam thënë edhe më parë, çdo rezultat tjetër përveç fitores si vendas është rezultat i papranueshëm për ne”, ka theksuar Shotani.

/Gazeta Olle/

Dallku: Jam shumë i kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë

Vëllaznimi dhe Liria në krizë, Kika rrëmben vendin e parë – rezultatet e plota në Ligën e Parë