Shotani: “Sjelljet e lojtarëve të Hajvalisë ndaj gjyqtarëve u ngjanin policëve serb”!

Pas lojtarëve të Vushtrrisë, edhe trajneri i kësaj skuadre, Bekim Shotani, ka lëshuar akuza të rënda për lojtarët e Hajvalisë.

Sipas tij, sjelljet e tyre ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, dhe lojtarëve të tij, ishin të njëjta me ato të policisë serbe.

Gjyqtar kryesor ishte Leutrim Mustafa

“Unë trajner Bekim Shotani deklaroj për marrjen e komisionit disiplinor për lirimin e Liridon Leci nga dënimi 48 orë para ndeshjes Vushtrria – Hajvalia. Sjelljet e lojtarëve të Hajvalisë gjatë 90 minutave të ndeshjes karshi referit kryesor dhe anësor e njëashtu karshi lojtarëve të mijë, ishte sikur sjellja e policisë serbe gjatë luftës kundër shqiptarëve, ofendime të rënda ndaj gjyqtarit dhe presioni para, gjatë dhe pas përfundimit të pjesës së parë, por referi pa përvojë nuk ariti ta menaxhon situatën nga frika”, thuhet në reagimin e Shotanit të dërguar në Gazeten SportPress.

“Kjo sjellje e lojtarëve të Hajvalisë ndaj lojtarëve të mijë me fjalë ofenduse ‘magjup’ e tjera le të jetë në ndërgjegjën e tyre, kur dihet se pesha e ndeshjes ka qenë pa vlerë për Hajvalinë pasi që Feronikeli ishte 10 pikë epërsi. Shembulli i një klubi 100 vjeçar si FC Vushtrria u tregua në ndeshjen me Feronikelin, kur klubi jonë e pati ndeshjen jetë a vdekje dhe pavarësisht epilogut 1 me 0 për Feronikelin ne treguam disiplinë, sjellje sportive për 90 minuta, karshi referit dhe lojtarëve të Feronikelit, pa asnjë kartonë për 90 minuta të ndeshjes. Për fund marre për komisionin disiplinor, marre për lojtarët e Hajvalis, marre kur në Evropë nuk shkohet kështu”, përfundon reagimi i Shotanit.

Hajvalia fitoi ndeshjen me rezultat 4:1. /Olle