Shotani: Nuk e merituam humbjen, respektuam shumë kundërshtarin

Drenica është mposhtur në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll. 

Kuqezinjtë pësuan humbje me rezultat minimal 0-1 ndaj Llapit, ndonëse patën një paraqitje solide, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se skuadra e tij nuk e ka merituar humbjen në këtë sfidë.

“Ka mungu vetbesimi tek lojtarët dhe e respektun shumë më shumë kundërshtarin. Pësuam gol kur kundërshtari ishte në 2-3 minuta në fushën tonë, dhe i gjithë presioni i ndeshjes ka qenë aty”, tha Shotani për Artssport.

“Në pjesën e dytë patëm raste ideale por nuk arritëm të shënojmë dhe nuk e merituam të humbim”.

I pyetur për objektivat e Drenicës, Shotani tha se preferon që për këtë të flas më shumë fusha.

“Nuk krijojmë paragjykime e me fjalë të mëdha. Çdo lojë e presim më të mirën sepse ka ndeshje shumë dhe nuk do të japim fjalë të mëdha për objektiva”.

/Gazeta Olle/ 

Derbi i tensionuar londinez mbyllet pa fitues, Chelsea dhe Tottenham ndajnë pikët

Kampionati shqiptar mbetet pa njërin nga sulmuesit më të mirë, Guindo konfirmon largimin