Shotani: Jam trajner i lirë, klubi s’më ka ftuar ende për rinovim

Bekim Shotanit i ka skaduar kontrata dhe mund të mos mbetet në krye të skuadrës së Vushtrrisë, pasi që kryesia e kësaj të fundit nuk e ka telefonuar ende për vazhdimin e kontratës.

“Tani për tani nuk kam kontratë dhe jam i lirë. Klubi nuk më ka ftuar për rinovimin e kontratës ende dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani për tani nuk ka asgjë konkrete”, tha Shotani për GazetaOlle.com.

Shotani ka pasur një edicion shumë pozitiv me klubin vushtrrias, pasi që arriti ta mbyllë kampionatin në pjesën e parë të tabelës, pavarësisht problemeve të shumta. /Olle