Shotani: Ja si e munda Besën

Bekim Shotani e ka vlerësuar lart paraqitjen e djemve të tij sot në “Shahin Haxhiislami”, duke thënë veçanërisht fjalë të mëdha për Milot Rashicën, i cili shënoi 2 gola.

“Jemi në një ecuri fantastike falë këtyre djemve që janë vërtetë të mëdhenj. Besa ka një ekip shumë të mirë dhe luajti futboll të bukur, por jam shumë i lumtur që arritëm të fitojmë. Milot Rashica? Vetë fakti që tashmë është pjesë e klubit holandez Vitesse, flet shumë. Një talent i jashtëzakonshëm, të cilin është kënaqësi ta shohësh duke luajtur”, deklaroi Shotani për “Supersport Kosova”.

Kosova e Vushtrrisë mposhti Besën 3:2 në Pejë dhe kjo ishte ndeshja e nëntë pa humbje për ta.