Shotani: Feronikeli ishte mësuar të luajë me 10 lojtarë

Trajneri i Kosovës së Vushtrrisë, Bekim Shotani përjetoi humbjen e dytë me radhë ndaj Feronikelit, të cilëve as sot skuadra e tij nuk ia doli t’u shënojë të paktën një gol.

Takimi i luajtur në Prizren, që vleu për Kupën e Kosovës, u mbyll 3:0.

Dy lojtarë (Shabani – Gërxhaliu) nga secila skuadër e mbyllën ndeshjen me karton të kuq, që erdhi pas rezultatit 1:0.

“Prej se u largua (Mehmet) Gërxhaliu dhe lojtari i tyre (Bujar Shabani) na e morën iniciativën, sepse ata ishin mësuar të luajnë me 10 lojtarë. Gabimet tona ishin fatale. Feronikelit i dëshiroj fitore”, tha Shotani pas ndeshjes. (Gazeta Olle)