Shotani: ‘Djemtë luajtën shkëlqyeshëm’

Trajneri i Kosovës së Vushtrrisë, Bekim Shotani, përjetoi humbjen e parë pas nëntë javëve të suksesshme me fitore e barazime.

Vushtrria u mposht në fushën e vet 1:0 nga Prishtina.

“Djemtë luajtën shkëlqyeshëm, ishte një gabim i ynë që pësuam, kurse pjesën e dytë e luajtëm për mrekulli, me gjithë përjashtimin e portierit tonë, djemtë nuk u ndalën së atakuari portën e kundërshtarit”, tha Shotani pas ndeshjes.

“Nuk ia dolëm të shënojmë, me gjithë ndeshjen e shkëlqyer, por përball patëm një ekip të madh siç është Prishtina e cila e dëshmoi edhe sot dhe patjetër që i uroj fitoren”, shtoi ai. (Gazeta Olle)