Shosholli: Fitorja e Prishtinës, dhuratë e jona!

Trajneri i Trepçës, Ajet Shosholli, ka deklaruar pas takimit të humbur 3:0 nga Prishtina, se fitorja e vendasve ishte më shumë dhuratë e tyre.

“Mendoj se pjesa e parë ishte mjaft e fortë, faktikisht e implementuar mirë. Në pjesën e dytë dolëm se ishim krejt ekip tjetër, sidomos pas gabimit të golit të parë ndodhi demoralizim total i ekipit që nuk guxon t’i ndodh ekipit të Trepçës. Sido që të jetë, një fitore e merituar e Prishtinës, por edhe fitore që më tepër ishte dhuratë e jona, sepse të gjitha golat ishin të pësuar nga gabimet tona trashanike”, deklaroi Shosholli.

Skuadra e tij pësoi humbjen e tretë radhazi këtë vit. (Gazeta Olle).