Shosholli analizon ndeshjen, tregon se cila skuadër ishte më e mirë

Trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli është i ftuar në emisionin sportiv 2 me 1, raporton Gazeta Olle.

Shosholli tha se dominuese në pjesën e parë ishte Drita.

“Gjilani ishte më e mirë në 4-5 minutat e parë të takimit, e pastaj Drita e mori kontrollin dhe dominoi duke pasur edhe disa raste të mira shënimi, Blakçori dhe Haxhimusa luajtën shumë mirë”- tha fillimisht trajneri.

Tutje, ai dha opinionin e tij edhe për 45 minutëshin e dytë.

“Pjesa e dytë ishte më e balancuar, Musolli ka shtuar kualitete të shumta tek Gjilani, por Drita ishte pak më mirë edhe më tutje”

Krejt në fund, Shosholli shprehi edhe mendimin e tij rreth qëllimeve të skuadrave.

“Të dyja skuadrat luajtën me stilet e tyre, ndoshta loja ishte pakët e vakët por të dy skuadrat arritën qëllimet e tyre, barazimi mund t’i nevoitet të dy skuadrave në këtë fazë të hershme të kampionatit kur edhe është e rëndësishme të mos humbet”

Emisioni 2 me 1 është duke u transmetuar LIVE në faqen e Gazeta Olle në Facebook.