Nesër nga ora 13:00 hedhet shorti i gjashtëmbëdhjetës së finales (1/16) ku do marrin pjesë 32 skuadra, dhjetë të Superligës, 20 të Ligës së parë dhe 2 të Ligës së tretë.
Ky rund garash zhvillohet me një ndeshje eliminuese, kurse pritet të zhvillohet pas përfundimit të stinorit vjeshtor apo më 15/16 dhjetor.
Ndryshe, kampion në fuqi i Kupës së Kosovës është skuadra më e trofeshme në vend, FC Prishtina.