Shorti i Kupës FA sjell një derbi të madh anglez  

Çerekfinalet e Kupës FA të Anglisë pritet të jenë shumë interesante. Gjithsesi, më interesantja prej tyre do të luhet në “Old Trafford”, ku skuadra e Manchester Unitedit e pret Arsenalin, në ballafaqimin që do të caktojë gjysmëfinalistin e kësaj kupe.

Shorti i ka sjellë fat Liverpoolit, që ballafaqohet me Blackburnin ndërsa dy sfidat tjera janë Aston Villa-WBA dhe Bradford-Reading.

Ndeshjet zhvillohen më 7 dhe 8 mars. /GazetaOlle