Shorti: Interi i Shaqirit takohet me Wolfsburgun, del një çift italian

Xherdan Shaqiri me Interin e tij do të sfidohen nga Wolfsburgu i Gjermanisë, në të tetën e finales së Ligës së Evropës.

Ndërkohë, kryendeshja është mes skuadrave italiane, Fiorentina – Roma. Një çift doli edhe nga Spanja, Villareali – Sevilla.

 

Ja çiftet:

 

Fiorentina – Roma

Club Brugge – Beshiktash

Napoli – Dinamo Moska

Villareal – Sevilla

Wolfsburg – Inter

Zenit – Torino

Dnipro – Ajax

Everton – Dinamo Kiev