Shorti i Champions League, ja kë do kenë përballë Ballkani, Tirana dhe Shkupi nëse kalojnë në raundin e dytë

Tirana ka nisur në Turqi fazën përgatitore për ndeshjet e Champions League, ndërsa në raundin e parë kualifikues do të ketë përballë ekipin e F91 Dudelange.

“Bardheblutë” e kryeqytetit shqiptar do të ndeshen me ekipin nga Luksemburgu më 5 korrik në orën 19:00 dhe sfida e kthimit më 13 korrik.

Ndërsa me shortin e hedhur ditën e sotme, Tirana është njohur edhe me kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues, por kjo vetëm nëse ia del të fitojë ndaj F91 Dudelange.

Në turin e dytë përballë Tiranës, gjithmonë nëse ia del të shkojë deri atje, do të jetë një mes Pyunik, CFR Cluj.

Ndërsa Ballkani, nëse ia del të fitojë ndaj Zalgiris, në turin e dytë do të duhet të përballet me Malmon ose me fituesin e paraeliminatoreve, pra fituesin mes La Fiorita/ Inter Escaldes/ Levadia/ Vikingur Reykjavik.

Teksa Shkupi nga ana e tij përballë në raundin e parë kualifikues ka Lincoln Red Imps dhe nëse ia del të fitojë, përballë në turin tjetër do të ketë GNK Dinamon.

Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues do të luhen më 19 dhe 20 korrik, teksa takimet e kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 26 dhe 27 korrik.

Drama e talentit gjerman, e operojnë në këmbën e gabuar dhe i shkatërrojnë karrierën

Lëndohet Donjeta Sadiku, nuk merr pjesë në Lojërat Mesdhetare