Short i vështirë për Rahovecin në garat evropiane

Rahoveci do të ketë punë të vështirë në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të luajë me skuadrën e njohur rumune, Minaur Baia Mare.

Kjo skuadër në edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane. Në vitin 2022 ishte në finale.

Minaur Baia Mare ka përvojë të gjatë e të suksesshmë në gara kontinentale.

Ndërkohë liga rumune vlerësohet shumë e fortë.

Por “vreshtarët” janë të përkushtuar për paraqitje sa më të mirë dhe për të kërkuar tjetër sukses historik.

Ndeshja e parë është më 23 apo 24 nëntor në Rahovec, ndërsa e kthimit një javë më pas në Rumani.

Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Në raundin e dytë e eliminoi skuadrën belge Bocholt.

Asnjë fitore për Gjilanin e Ardian Nuhiut në udhëtim, sot udhëtojnë te skuadra më e mirë vendase

Ballkani dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitoren, formacionet zyrtare