Short i ‘çmendur’ në Ligën e Kampionëve, ky është ‘grupi i vdekjes’

Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Padyshim se këtë vit do të kemi përballje shumë interesante në grupe, pasi shorti ka përcaktuar disa top-skuadra në grup mes vete, shkruan Gazeta Olle.

‘Grupi i vdekjes’ pritet të jetë grupi B, ku do të takohen mes vete Atletico Madrid, Liverpool dhe Milan, duke mos anashkaluar as Porton.

Grup i vështirë do të jetë edhe grupi A me Manchester Cityn dhe PSG, që ndoshta nënkupton të shohim Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldos, në rast që portugezi kalon në “Etihad”.

Të gjitha grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22:

Grupi A: Manchester City, PSG, RB Leipzig, Club Brugge.

Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, AC Milan.

Grupi C: Sporting, Borussia Dortmund, Ajax, Besiktas.

Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Sheriff Tiraspor.

Grupi E: Bayern Munich, Barcelona, Benfica, Dynamo Kiev.

Grupi F: Villarreal, Man United, Atalanta, Young Boys.

Grupi G: Lille, Sevilla, RB Salzburg, Wolfsburg.

Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo.

/Gazeta Olle/

UEFA ndan “Çmimin e Presidentit” për mjekët që shpëtuan jetën e Eriksenit

Jorginho shpallet lojtari më i mirë i vitit nga UEFA