Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka reaguar për çështjen e Arben Zeqirit

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka reaguar për çështjen e Arben Zeqirit.

Sipas tyre, ka ndodhur një gabim në vitin 2020, ku fondet e mbledhura për Arben Beqirin, gabimisht u shkruan në emrin e Arben Zeqirit duke i gabuar mbiemrin, shkruan Gazeta OLLE.

Por edhe pse mbiemri u gabua, në asnjë moment Arben Zeqiri nuk ishte fitues i ndonjë shume të parave nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.

Shoqata ka treguar se të gjitha mjetet që janë mbledhura janë dorëzuar për Arben Beqirin, tashmë ish-futbollist i Trepçës 89.

Tifozat Kuq e Zi bombardojnë faqen e FSHF-së me komente, të gjithë janë kundër organizimit me serbinë

Gjilani – Prishtina: Gjithçka që duhet të dini nga kjo përballje