Shokohet Nadal, s’i ndodhë që 12 vite

Rafael Nadal ka humbur në turneun Rio Open, duke e pësuar disfatën e parë në gjysmëfinale pas 12 vjetësh në këtë lloj turneu. Ai që e mposhti 28-vjeçarin spanjoll ishte italiani Fabio Fognini, që e fitoi takimin me shifrat 1:6, 6:2 dhe 7:5, transmeton Gazeta Olle.

Sfida zgjati për 2 ore e 17 minuta, ndërsa italiani u shpreh maksimalisht i lumtur me fitoren. “Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Unë e mposhta lojtarin më të mirë në sipërfaqe. Është gjithmonë e vështirë ta mposhtësh Nadalin. Që nga seti i dytë luajta mirë dhe u përpoqa ta ndryshojë ndeshjen dhe në fund e arrita”, deklaroi Fognini, i cili është tenisti numër 28 në botë.

_81160621_fognini_ap