Shokohet Italia, humb yllin e skuadrës para ndeshjes me Shqipërinë (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci, nuk ka stërvitur në këtë mëngjes. Ai është përfshirë në një gjendje gripale dhe s’ka qenë i gatshëm të stërvitet me ekipin.

Mbrojtësi i Juventusit është në dyshim të fortë për sfidën e së premtes ndaj Shqipërisë.

Nëse Bonucci nuk ia del, vendin e tij do ta zë Daniele De Rossi i Romës.