Shokohet futbolli belg, një tjetër futbollist ndërron jetë

Tim Nicot është bërë lojtari i dytë belg që ka ndërruar jetë në dy javët e fundit, pas një sulmi në zemër.

23-vjeçari ishte lojtar i Wilrijk-Beerschot. Në momentin e sulmit kardiak, ai ishte duke luajtur në një turne ndaj Hemiksemit të premten.

Ai fillimisht ishte në komë, kurse vdekja e tij u konfirmua të hënën.

Javë më parë, ndërroi jetë edhe mbrojtësi i Lokerenit, Gregory Mertens. (Gazeta Olle)