Shokohet Barcelona, e befason Malaga (VIDEO)

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë. Është Malaga që e ka mundur në Camp Nou 1:0, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë vit katalunasve.

Juanmi shënoi në minutën 7, pas gabimit të Alvesit dhe kur u mendua se Barcelona do të rikthehet në lojë, pavarësisht rasteve të shumta, asnjë goditje nuk përfundoi në cakun e kërkuar.