Shokët ngushëllojnë Mavrajn

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha ka ngushëlluar qendërmbrojtësin Mërgim Mavraj për vdekjen e babait.

Mërgim Mavraj e humbi babain i cili i vdiq sot, por ai vazhdon të ketë përkrahjen e opionionit të gjerë.

E në mesin e tyre ai është duke pranuar ngushëllime edhe nga bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren shqiptare. Mesfushori Alban Meha i ka shprehur ngushëllimet e tij. “Ngushllime Te gjith Familjes Mavraj nga familja Meha dhe gjith Shqiptaria”, shkroi Meha në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Edhe futbollisti tjetër i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani ka ngushëlluar bashkëlojtarin e tij Mërgim Mavraj për vdekjen e babait. “Mërgim vëllai im, ngushëllime për vdekjen e babait. Zoti ishalla e shpërblen me xhenet, ndërsa ti bëhu i fortë se na ke neve vëllezërit e Kombëtares pranë”, shkroi Lenjani në profilin e tij në Facebook, të bashkangjitur me një fotografi të tij dhe Mavrajn.