Shkupi nga nesër nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ballkanit, këto janë çmimet

Shkupi këtë të enjte e pret Ballkanin në ndeshjen e parë të fazës së play-Offit në Ligën e Konferencës.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Todor Proeski”, ndërsa skuadra nga Çairi ka nxjerr në shitje biletat.

Për dallim nga ndeshjet tjera europiane, për këtë sfidë, një biletë do të kushtojë 100 denarë.

Ndeshja Shkupi – Ballkani luhet të enjten nga ora 21:00. Ekipi më i mirë nga të dyja ndeshjet, do të kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës.

Pikat ku mund rë blihen biletat: Ramstore, East Gate, Old Bazaar, Chair Stadium

Speciale: Të gjitha transferimet që ndodhën në afatin kalimtar veror në Superligën e Kosovës

Mbrojtësi shqiptar Enea Mihaj transferohet në Superligën e Portugalisë