Shkupi mposhtet në ndeshjen e parë nga Shamrock në Irlandë

Shkupi nuk arrin të shmangë humbjen në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Europa League-s përballë Shamrock Rovers. Skuadra irlandeze triumfoi 3-1 e sigurisht goli i fundit i realizuar në minutën e shtatë shtesë mund të ketë vulosur eliminimin e skuadrës nga Çairi.

Për të siguruar kualifikimin në “play off”-in e Europa League-s apo grupet e Conference League-s, Shkupit i duhet të fitojë me tre gola diferencë në sfidën e kthimit (në rast suksesi me dygola diferencë, do të vendosnin penalltitë).

Burke zhbllokoi rezultatin që në minutën e 13-të me 11-metërsh, për të ardhur më pas te goli i Watts pak para setë mbushej gjysmë ore lojë.

23-vjeçari Queven ktheu në lojë Shkupin me golin e shënuar në të 77-tën, por kartoni i dytë i verdhë i Hamidit në minutën e 84-t i ktheu në ferr minutat e fundit për shkupianët.

Pikërisht në minutën e shtatë shtesë vendësit shënuan edhe golin e tretë me O’Neill.

Korenica flet pas ndeshjes, ka një dëshirë të madhe për ndeshjen e kthimit

Astrit Selmani shënon për Hapoel Beer Shevan ndaj Luganos