Shkupi lason dy transferimet e reja disa ditë para ndeshjes me Llapin, lojtarët të gatshëm të paraqiten në “Fadil Vokrri”

Shkupi ka nënshkruar me dy lojtarë tjerë, një sulmues dhe një mesfushor pak ditë para ndeshjes me Llapin.

Njëri vjen nga Senegali, ndërsa tjetri nga Algjeria dhe sipas klubit janë të gatshëm për ndeshjen me Llapin.

“Sulmuesi i krahut të majtë, 24 vjeqari Walid Hamidi, vjen nga JSM SKIKDA, nga Algjeria, kurse 22 vjeqari, Mouhamadou Souahibou Barry, nga klubi DEMDA DIOP, nga Senegali”.

“Të lumtur që janë pjesë e FC Shkupi, ata u shprehën se do t’a japin më të mirën nga vetja, për ta ndihmuar klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Edhe lojtarët deklaruan që janë të lumtur që janë bashkuar me klubin shqiptar.

“Po, unë jam vërtet i lumtur që jam në këtë skuadër dhe mesazhi im për tifozët është se do të bëj çmos që të kem një sezon të mirë dhe që ekipi im do të jetë në çdo moment më i miri”, thotë Hamidi.

“Më bën të lumtur të luaj në këtë klub dhe ambiciet e mija janë që ta ndihmoj këtë skuadër gjatë garave evropiane dhe më shumë”, u shpreh 22 vjeqari Barry.

Që të dy, do të jenë gati për lojën kundër Llapit të enjten në Prishtinë dhe shpresojmë që do t’a kemi mundësinë ti shohim për herë të parë në fushë, me fanellat e FC Shkupi, përfundon njoftimi i klubit.

/Gazeta Olle/

Prishtina jo vetëm që humbi ndeshjen, por humbi edhe dy lojtarë kryesorë

Pa klube shqiptare në Ligën e Kampionëve, eliminohen me humbje bindëse