Skuadra e Shkupit ka fituar derbin e kryeqytetit, duke e mposhtur Vardarin në Çair me rezultat 3:0 në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Tre golat për triumfin e Shkupit në këtë derbi i shënuan Guxhufi, Ibishi dhe Guaje që realizoi në fund.
Ndërkohë ka surprizuar Struga, pasi është mundur nga Rabotniçki në transfertë me shifrat 2:0. Duelin shqiptar në Ohër e fitoi Gostivari që triumfoi përballë Voska Sportit me rezultat 0:2, teksa Besa ka marrë fitore të rëndësishme, pasi mundi Tikveshin me shifrat minimale 1:0. Triumf në ndeshjet e pasditës regjistroi edhe Pelisteri që fitoi përballë Sileksit me rezultat 1:0.
Xhiroja e tretë në elitën e futbollit maqedonas mbyllet sonte me ndeshjet Brera – Shkëndija që në program është nga ora 20:00.