Shkupi ka hipotekuar kualifikimin në turin e dytë të Conference League, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-5 në ndeshjen e parë ndaj lituanëve të Hegelmann.
Në Kaunas shkëlqeu sulmuesi nga Xhamajka, Cephas, që shënoi katër nga 5 golat e skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, teksa goleada u kompletua nga Queven.
Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet javën e ardhshme dhe do të transmetohet në ekranin e SuperSport. Bëhet fjalë thjesht për një formalitet për Shkupin, që do të provojë të kënaqë tifozët me një tjetër fitore me goleadë.
Debutoi në Europë me barazim edhe Dukagjini, që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj luksemburgasve të Europe. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit Bujar Shabani, por miqtë rikthyen baraspeshën me Pozo në shtesën e pjesës së parë, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.