Shkupi dhe Shkëndija rikthehen te fitoret, Struga humb derbin në shtëpi

Ashtu sikurse dhe pritej, java e gjashtë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë ndeshje mjaft interesante, me përballje të ekipeve shqiptare, njofton Telegrafi.

Derbi i javës u luajt mes Strugës dhe Shkupit, dy ekipe që pas vete kanë tituj kampionësh, ndërsa kësaj radhe fitues dolën shkupjanët që arritën të neutralizojnë sulmin e Strugës me dy gola, një në të parë dhe një në të dytën.

Fillimisht Shkupi avancoi herët që në minutën e 6-të me autor Tamba, i cili u tregua i shkathët para portës nikoqire. Në pjesën e dytë Struga kishte dominim në posedimin e topit, por Shkupi u dha edhe një goditje me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 73-të, ndërsa përsëri autor i golit ishte Tamba, i cili tregoi shkathtësitë e një sulmuesi të frikshëm.

Shkupi tre minuta para se të mbyllet ndeshja mbeti me një lojtar më pak, kur Pinter u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (të kuq), ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes Tamba me një super aksion arriti të shënojë për 30, që edhe i dha goditjen e fundit Strugës.

Në Tetovë u luajt edh enjë duel i dy ekipeve shqiptare, Shkëndija ishte nikoqire e Voska Sport dhe u tregua e pamëshirshme duke marrë fitore me rezultat të thellë 5-1.

Kuqezinjtë nga Tetova e treguan forcën dhe dominimin që në pjesën e parë me 4 gola të shënuar, në minutën e 19′ golin e parë e shënoi Ademi , 33′ Ibraimi, 35′ Krstevski  ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë Adili shënoi për 4-0.

Në pjesën e dytë Jahja zbuti rezultatin për Voskën, ndërsa më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua përsëri Besart Ibraimi për rezultat 5-1, që doli të jetë dhe rezultat përfundimtar.

Besa nga Dobërdolli vazhdon të thellojë kizën e rezultateve, kësaj here është mundur në shtëpi nga Pelisteri me rezultat 2-3 dhe ky është një alarm për kryesinë dhe futbollistët të cilët së bashku me Voskën kanë prekur fundin e tabelës.

Gostivari ka marrë një fitore me vlerë në udhëtim te Sileksi në Kratovë. Skuadra shqiptare e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 16-t me autor Aydogan, ndërsa Zuka rriti epërsinë për 2-0 në pjesën e dytë. Sileksi zbuti rezultatin në minutën e 87′ në 1-2 me Gjorgjievskin

Në duelin e fundit të javës së gjashtë Vardari ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Tikveshi në Kavadar me rezultat minimal 0-1. /Telegrafi/

Superliga LIVE: Malisheva rikthehet te fitoret, Gjilani te humbjet

Lajmi i fundit: Faruk Statovci nuk do jetë më trajner i Flamurtarit