Shkon Ancelotti, vjen…

Carlo Ancelotti do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, italiani do ta paguajë me largim nga detyra eliminimin nga Juventus në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

E në vend të tij, favorit për të drejtuar ekipin është Zinedine Zidane, aktualisht trajner i Real Madrid Castilla.