Shkolla fillore organizon turne në futboll për femra!

Duket e pabesueshme, por një shkollë fillore ka organizuar turne në futboll të vogël për femra. Është kjo shkolla “Harun Beka” në Gushavc të Mitrovicës.

Arsimtari i  Edukatës Fizike, Arsim Maxhera, tregon se interesimi për pjesëmarrje në turne i klasave ishte i madh.

“Në turne kanë luajtur të gjithë klasat e ciklit të lart, dmth 6 klasë. Interesimi ka qenë shumë i mirë, nxënëset kanë bërë tifozllëk për klasat e vetë. Të gjitha nxënëset e kanë përcjell. Turneu nisi sot, dhe u mbyll sot”, ka deklaruar Maxhera për Gazetaolle.com.

Ky ishte turneu i parë i organizuar nga kjo shkollë. “Ky është një hap i vogël, por që ky turne do të bëhet tradicional”, shtoi ai.

Sipas Maxherës, nxënëset zakonisht preferojnë futbollin në orët e edukatës fizike, e rrallë kjo në vendin tonë.

Nuk është çudi, nëse në të ardhmen nga kjo shkollë dalin talente që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare. (Gazeta Olle)

 

Foto: Pamje nga turneu i sotëm